Vendimi drastik tek Infektivi, çfarë e shtyu QSUT-në që të hiqte ushqimin e familjarëve

schedule13:17 - 11 Shkurt, 2021

schedule 13:17 - 11 Shkurt, 2021

Administrata e Infektivit ka vendosur, që duke nisur nga sot, nuk do të lejohen më familjarët që të sjellin ushqim për pacientët që po marrin kujdes shëndetësor në këtë shërbim.

Siç raporton edhe gazetarja Ema Shazivari, familjarët e paraqitur në orën 10.00 me ushqim janë kthyer mbrapsht.

Ndërkohë, mjekët thonë që shërbimi e ka ushqimin e nevojshëm për pacientët e shtruar aty.

Kjo lloj lëvizjeje në një farë mënyrë u paralajmërua nga ministria e Shëndetësisë të martën, kur ndodhej në një konferencë për mediat bashkë me kryeministrin Edi Rama.

E pyetur nga gazetarët se pse familjarët duhet t’u çojë ushqim të sëmurëve me Covid, ministrja tha se kjo ka qenë kërkesë e tyre, por më pas shtoi se sistemi i ngritur në këtë rast i ka bërë që të reflektojnë.

Më tej, Manastirliu shtoi se do të merren “masa të mëtejshme që të bëhet një sistem i kontrollit segmentar në të gjitha hallkat.”

Çështja e ushqimit në spitalet COVID është bërë një temë e nxehtë që prej se u bë publik rasti i sanitares së “Shefqet Ndroqit”, Tire Alldervishi.

Në mesazhet e shkëmbyera në WhatsApp mes Tires dhe pacientes me koronavirus që më pas ndërroi jetë, shihet që ajo kërkon ujë e bukë në mënyrë të dëshpëruar. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!