Vendimet e Premier League, 30% zbritje rrogash dhe 145 milion € ndihma

schedule20:38 - 3 Prill, 2020

schedule 20:38 - 3 Prill, 2020

Premier League ka bërë sot një mbledhje me 20 klubet e elitës së futbollit anglez. Pas kësaj mbledhje, u vendos që çdo klub do të ulë 30% pagat e futbollistëve.

125 milionë sterlina do t’iu jepen klubeve të Championship dhe kategorive poshtë, ndihmë për të përballuar këtë krizë financiare të momentit. 20 milionë sterlina, Premier League ia jep NHS-së, Shërbimit Kombëtar Shëndetësor.

Këto vendime, janë futur menjëherë në fuqi pas mbledhjes së sotme dhe me këto vendime, do të funksionohet në muajin prill dhe në të ardhmen, deri sa do të ketë një njoftim të dytë nga UEFA për rifillimin e sezonit./abcnews.al