Besimtarët Hindu mbushën rrugët e Haridëar-it në Indinë Veriore të hënën për pelegrinazhin më të madh në tokë. Pelegrinët megjithatë, sfiduan rregullat e distancimit social në një kohë kur shifrat e të infektuarve në vend po shkojnë në nivele rekordi.
Të paktën 5 milionë vizitorë pritet që të zbarkojnë në qytet të hënën, për festivalin fetar Kumbh Mela, i cili nisi me vonese këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në festival, besimtarët lajnë mëkatet e tyre në ujin e shenjtë të lumit, që besohet se kthehet në “amrita”, nektari i pavdekshmërisë.
Të paktën 650,000 njerëz ishin zhytur në lumë që të hënën herët sipas policisë. Gjatë gjithë ditës, do të ketë rreth 11,000 deri në 18,000 njerëz në ujë në çdo kohë, të shpërndarë nëpër 15 brigjet kryesore të lumit.
Turmat po shkaktojnë shqetësim ndërsa vendi përballet me valën e dytë të epidemisë.
“Mbajta e distancimit social po rezulton shumë e vështirë,” tha Gunjyal. “Nëse përpiqemi ta zbatojmë, atëherë kjo mund të çojë në shkelje – kjo është arsyeja pse, pavarësisht dëshirës, nuk jemi në gjendje të zbatojmë distancën shoqërore në këto brigje lumenjsh.” /abcnews.al/