Vendi në karantinë, besimtarët e krishterë vazhdojnë lutjet në kishë duke respektuar rregullat

schedule20:05 - 25 Mars, 2020

schedule 20:05 - 25 Mars, 2020

Heshtja ka pushtuar edhe Katedralen Katolike, hapësira e kishës thyhet, nga  disa besimtarë te devotshëm, te cilët brenda orarit të kufizuar, i dedikojnë kohë lutjes. Besimtarët respektojne distancën, e cila u vihet në dukje edhe nga punonjësja e kishës.

Njomja e gishtërinjeve me ujë të bekuar nuk ndodh, që në ditët e para të shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri, por besimtaret, falen në mënyrë individuale.

 

Ky është një besimtar rus, i cili prej 9 muajsh jeton ne Shqiperi Megjithese respekton oraret e kufizuara dhe qendrimin në shtepi, vajtja ne Kishë për të është domethënse. Madje ai thote se vjen në Kishën katolike edhe pse i përket besimit protestant, por kisha është shtëpia e Zotit .

Unë banoj në Tiranë prej një viti. Unë jam protestant. Unë lutem për Shqipërinë, për Rusinë”, tha ai.

Edhe kjo nënëe re çdo ditë pavarësisht kufizimit në orare, ajo gjen kohë për të kryer lutjen e saj

“Mundohemi aq sa kemi mundësi. Pa lutje nuk mund të kemi as paqe dhe as harmoni në familje. Lutja është pjesa më e rëndësishme, ne jemi trup edhe shpirt’”, thotë ajo.

Mposhtja e frikës është mesazhi që ajo transmeton në këto ditë të veshtira.

“Shpresat duhet ti kemi te Zoti. Nuk duhet të kemi frikë, sepse ai e ka vendosur kur do të vdesim ne”, shprehet besimtarja.

Ky është një besimtar tjetër, i cili është i vetmuar dhe jetim. Prej 17 vitesh ai ka gjetur mbështetje nga kisha. Vështersitë për të mbajtur frymën për të janë të medha në këtë kohë virusi.

Besimtaret e krishterë, i drejtohen altarit të kishës, me sy mbyllur për  ditë më të mira  për to, familjen të afërmit dhe gjithë vendin dhe ikin me shpresën për ditë më të mira. /abcnews.al