Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh mbështetjeje mbretit të Marokut.
Presidenti rus i tha mbretit Mohammed VI se i uron që vendi ta kalojë sa më shpejt këtë tragjedi.
“Ju lutemi përcillni fjalë ngushëllimi dhe mbështetje për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë për të gjithë ata që kanë pësuar si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore”, tha ai.
Shumë vende i kanë ofruar mbështetje Marokut pas tërmetit, por kombi nuk ka kërkuar ende asnjë ndihmë. /abcnews.al