Vendi bosh që kur iku Lukaku, Inter mendon për “pasardhësin” e belgut

schedule14:36 - 7 Gusht, 2023

schedule 14:36 - 7 Gusht, 2023

Largimi i Romelu Lukaku e Edin Dzeko dhe më pas “rrëmbimi” i Gianluca Scamaça nga rivalët e Atalanta kanë detyruar “zikaltërit” e Inter të rikthehen te një “fiksim” i vjetër në merkaton e lojtarëve.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin e Atalanta, Duvan Zapata, i cili me ardhjen e El-Bilal Toure, Scamaçe dhe De Ketelaere vështirë se do të gjejë “hapësirën” në “majën” e sulmit, siç e ka patur këto 3 sezonet e fundit.

Firma me “bomberin” kolumbian, nuk duket të kushtojë shumë, pasi vetë klubi nuk ka pretendime të larta për kartonin e ish-sulmuesit të Napoli, Sampdoria e Udinese. Mirëpo, përveç se mund ta nënshkruajnë për pak para, Inter ka “histori” me kolumbianin.

Bordi “zikaltër” i ka kërkuar shërbimet e Zapata që në merkaton e verës të sezonit 2019-2020, ku pas largimit të Mauro Icardi drejt kampionëve të PSG, Inter kërkoi shërbimet e kolumbianit pas një sezoni fantastik tek Atalanta, ku shënoi plot 23 gola e dhuroi 7 asistime në 37 paraqitjet e zhvilluara, mirëpo ajo çfarë nuk arriti të ndodhte gjatë asaj merkatoje mund të arrihet lehtësisht në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!