Vendet vakante në GJKKO! KLGJ përsërit thirrjen, vetëm një kandidaturë

schedule11:18 - 18 Janar, 2021

schedule 11:18 - 18 Janar, 2021

Erjon Bani është gjyqtari i vetëm që ka kandiduar për vendet vakante në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar.

Gazetarja Glidona Daci raporton se kjo gjykatë ka në organigramën e saj 16 gjyqtarë dhe aktualisht ka vetëm 8.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur disa herë garën për vendet vakante, por nuk ka pasur kandidatura.

Në fund të vitit 2020 GJKKO bëri bilancin e 12 muajve të shkuar në vitin e parë të bërjes së saj funksionale.

Ajo theksoi se ka funksionuar me një numër jo të plotë gjyqtarësh duke shtuar se është shumë e rëndësishme plotësimi i vendeve vakante./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!