Vendet nordike me mbrojtje ajrore të përbashkët kundër kërcënimit rus

schedule11:01 - 25 Mars, 2023

schedule 11:01 - 25 Mars, 2023

Forcat ajrore të Suedisë, Norvegjisë, Finlandës dhe Danimarkës kanë rënë dakord për për të krijuar një mbrojtje ajrore të unifikuar nordike që synon të kundërshtojë kërcënimin në rritje nga Rusia.

Sipas deklaratave të forcave të armatosura të katër vendeve, komandantët e tyre kanë nënshkruar një deklaratë të synimit për të operuar avionët e tyre luftarakë si një flotë e vetme, bazuar në mënyrat e njohura tashmë të operimit nën NATO.

“Qëllimi përfundimtar është të jemi në gjendje të operojmë pa probleme së bashku si një forcë e vetme duke zhvilluar një koncept nordik për operacionet e përbashkëta ajrore bazuar në metodologjinë e njohur tashmë të NATO-s.

Bashkëpunimi do të përfshijë komandën dhe kontrollin e integruar, planifikimin dhe ekzekutimin operacional, dislokimin fleksibël të forcave, mbikëqyrjen dhe trajnimin e përbashkët të hapësirës ajrore,” thuhet në deklaratën e përbashkët të  katër vendeve.

Ndërkohë, komandanti i forcave ajrore daneze, gjeneralmajor Jan Dam, ka thënë se kjo flotë mund të krahasohet me një vend të madh evropian.

Dihet se Norvegjia ka 57 avionë luftarakë F-16 dhe 37 avionë luftarakë F-35 me 15 të tjerë nga këta të fundit të porositur.

Finlanda ka me porosi 62 avionë F/A-18 Hornet dhe 64 F-35, ndërsa Danimarka ka me porosi 58 F-16 dhe 27 F-35, ndërsa Suedia ka më shumë se 90 avionë Gripens. Nuk është bërë e ditur se sa nga këta avionë janë fuksionalë.

/abcnews.al