Variçet, spitali Hygeia ofron mundësinë e trajtimit me metodat bashkëkohore, radiofrekuencë

schedule17:29 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 17:29 - 16 Dhjetor, 2019

Venat varikoze prekin rreth 40%  të popullsisë. Nëse nuk trajtohen ato mund të kthehen në shqetësim shëndetësor serioz. Spitali Hygeia në Tiranë ofron mundësinë për ti trajtuar me metoden më bashkëkohore, radiofrekuencen.

“Venat varikoze, variçet janë një patologji e sistemit venozë, e eneve të gjakut që mbledhin gjakun e papastër nga periferia e trupit dhe e çon drejt zemrës. Diametri normal i tyre është tre deri në katër milimetra, në momentin që kalojnë pesë milimetra ato quhen patologjike dhe gjaku i cili duhet të kalojë drejt zemrës lehtësisht, has probleme. Venat varikoze shpeshherë i hasim te personat që rrinë më shpesh në këmbë, po ashtu edhe të shtatëzanat për shkak të presioneve që ushtron fëmija në barkun e nënës dhe për arsye të hormoneve të cilat bëjnë që muret e venës të jenë të dobëta. Gjithashtu gjenetika është një arsye tjetër po ashtu i hasim edhe te personat e shëndoshë “, shprehet kardiokirurgu dhe kirurgu vaskular Bledar Hodo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!