“Vëmendja në Shkodër u rikthye pas masakrës së Dobraçit”, gazetarja: Po mbahen në vëzhgim disa persona

schedule13:22 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 13:22 - 12 Dhjetor, 2024

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat tona”, Etleva Delia ka folur lidhur me operacionin e kryer nga policia dhe forcat RENEA në Shkodër.

E ftuar në “News Line”, ajo ka thënë se kontrollet janë shtrirë në zona të ndryshme të qytetit, pasi rreziku ekziston për shkak të grupeve rivale.

Sakaq, Delia ka theksuar se persona të caktuar po mbahen në vëzhgim, veçanërisht pas vëmendjes së rikthyer për shkak të masakrës së Dobraçit.

“Bëhet fjalë dhe për ngjarje të tjera, jo vetëm ajo e Dobraçit që po hetohet nga SPAK. Në këtë fazë nuk janë bërë ende publikime, për shkak të hetimeve. Kontrolli është shtrirë edhe në zona të tjera në Shkodrës. Së fundmi, pritet dhe në zonën e Kirit.

Janë dhe persona të tjerë që janë në verifikim e sipër, po mbaheshin në vëzhgim nga policia në zona të ndryshme të Shkodrës. Nuk mund të them emra, nëse i përkasin njërit grup, ajo një tjetri, sepse janë ende në hetim.

Vëmendja ka qene gjithmonë në Shkodër, për shkak të rivalitetit që ka ekzistuar atje. Por vëmendja u rikthye që kur ndodhi masakra e Dobraçit.

Sigurisht, që prezenca e forcave RENEA në Shkodër krijon një frikë për grupet kriminale, pasi i bën ata të frenohen që të kryejnë veprime të tjera”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!