Vëllezërit shkodranë mahnisin italianët me gjestin e tyre

schedule13:39 - 31 Mars, 2020

schedule 13:39 - 31 Mars, 2020

Shqiptarët vazhdojnë ta mbështesin popullin italian në këtë situatë alarmante të krijuar nga Covid-19.

Pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve, dy vëllezër shqiptarë në zonën Monterosso në Bergamo kanë bërë një gjest humanitar.

Vëllezërit Skuqej nga Shkodra kanë vendosur të shpërndajnë vullnetarisht bukë në shtëpitë e italianëve, sipas Voce.

Me këtë gjest furra e bukës së tyre ‘Bellini’ ka treguar solidaritetin duke shkuar në çdo shtëpi për të lehtësuar sadopak peshën e kësaj tragjedie.

Kujtojmë që Italia po përballet me një situatë shumë të vështirë prej javësh, ku çdo ditë humbasin jetën me qindra persona nga koronavirusi./abcnews.al