Vëllezërit Prifti akuza të rënda Festivalit të RTSH: Mblidhet byroja dhe vendosin një vit para emrin për Eurovision

schedule11:16 - 2 Qershor, 2022

schedule 11:16 - 2 Qershor, 2022

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti flasin gjithmonë “troç” dhe këtë gjë e kanë treguar edhe këtë të enjte në emisionin “Abc e Mëngjesit”.

Ata janë pyetur lidhur me garën në festivale dhe dhënien e çmimeve. Si pasojë, janë përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Kur vjen puna për çmimin e parë, të gjithë e duan dhe e kërkojnë. Ne kemi pasur dy raste që ishim me të mirët për të fituar çmimin e parë, një me këngën “Ti se meriton” dhe këngën e Endrit e cila u zgjodh si balada më e mirë. Juria për këngën “Ti se meriton” ishte për çmim të parë, por festivali ka një pronar dhe ai thotë çmimin e parë do e ndajë unë, ndërsa për të tjerat i keni ju në dorë.

Këto gjëra artistët nuk i thonë se ne jetojmë një botë të vogël dhe nesër pasnesër do t’i trokasin prap në derë”, tha Stefi.

“Ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis as me kolegët dhe as me jurinë. Nuk themi asnjëherë na vendos pike”, shtoi Endri.

Sa i përket, konkretisht Festivalit të RTSH-së, ky i fundit hodhi akuza të rënda: “Mblidhet byroja te RTSH dhe vendosin që tani kë do dërgojmë vitin tjetër në Eurovision, gjejnë një emër dhe e çojnë”.

Ndërsa Stefi e përforcojë: “Këtë ta garantojë unë se ecin me paramendim. Unë po flas që konkurenca të jetë dinjitoze, e vërtetë dhe vlerësimi të jetë më i mirë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!