Vëllezërit Duka para gjykatës/ Shkëlqim Duka ‘kyç’ gojën, i vëllai: S’kam lidhje me vrasjen e Reçit

schedule12:09 - 26 Nëntor, 2024

schedule 12:09 - 26 Nëntor, 2024

Këtë të martë, në Gjykatën Penale do të zhvillohet seanca gjyqësore për vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi.

Për ta, pritet të jepet masa e sigurisë. Shkëlqim Duka nuk ka dhënë asnjë deklarim. I vëllai, Floriani deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Seanca ka nisur në orën 10:30, me dyer të mbyllura. Vëllezërit Duka nuk kanë pranuar të flasin para hetuesve. Nga ana tjetër, Florian Duka ka treguar se nuk ka lidhje m ekëtë ngjarje. Efektivi i policisë nuk ka dhënë asnjë deklarim. Nga hetimet, është zbuluar se autori është efektivi i policisë.”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Grupi hetimor që u ngrit për të zbardhur ngjarjen ka prova të cilat impikojnë 2 vëllezërit Duka në ekzekutimin e biznesmenit.

Një ditë para arrestimit, policia ka ushtruar disa kontrolle në banesat por edhe në lokalin në pronësi të dy vëllezërve, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e cila rezulton pjesërisht e dëmtuar, jelek antiplumb dhe disa material të tjera të cilat po ekzaminohen./abcnews.al