“Vëllau jem”, Rama mesazh Vuçiç nga Kosova: Çfarë do ambasadori rus në kufi? Shkrepëse për institucionet

schedule11:03 - 27 Shtator, 2021

schedule 11:03 - 27 Shtator, 2021

Duke iu referuar si “vëllau i tij” ashtu si me ironi përcaktohet nga shqiptarët e Kosovës sa herë Rama takohet me të, kryeministri i dërgoi një mesazh presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Rama u shpreh se nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar sepse e drejta është me Kosovën.  Ai foli edhe për prezencën e ambasadorit rus në Serbi duke e cilësuar atë shkrepëse për institucionet.

“Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç. Apo si shpesh herë shqiptarët nga Kosovan në rrjetet sociale thonë “me vëllaun tim Vuçiç”. Sepse këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar sepse e drejta është me Kosovën. Ne jemi në krah të Kosovës. Leximi i njësive special si një arsye për të bërë teatër në Serbi është i gabuar. Ta përfytyrojë edhe vëllau jem atje.

 I takon Kurtit të marrë vendimet e duhura për të çuar përpara dialogun. Unë e kam mbështetur si një klithëm të drejtë për të shtruar një problem të drejtë për mosrespektimin nga Serbia. Ajo tarifë u kthye në litar në këmbët e Kosovës sepse kaloi në një problem më të madh se vetë problem. A

Albini dhe të gjithë kolegët këtu e kanë largpamësinë për të shmangur një gjë të tillë. Ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të qeverisë së Kosovës por marrja peng e serbëve në Kosovë në kushtet e një dialogu që nuk ecën ashtu si duhet. Jam i bindur që dialogu është e vetmja rrugë. Çfarë do ambasadori rus? Imagjinoni që ambasadori amerikan të shkonte në kufi. Ky është një teatër. Është shkrepësja që ndez institucionet”, tha Rama. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!