Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Mirditë. Një 15 vjeçar dyshohet se ka qëlluar për vdekje vëllain e tij 12 vjeç. Sipas policisë, ata kanë qenë duke luajtur me një armë zjarri automatik gjatë kohës që po ruanin bagëtitë në mal. Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 15 vjeçari, babai i tij, si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al
Vëllai vret vëllain në Mirditë, dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia
schedule22:23 - 15 Nëntor, 2017
schedule 22:23 - 15 Nëntor, 2017