Vëllai i mitur tenton të mbysë motrën 18-vjeçare gjatë sherrit

schedule16:12 - 19 Shtator, 2022

schedule 16:12 - 19 Shtator, 2022

Një i mitur dyshohet se gjatë ditës së sotme ka tentuar të mbysë motrën e tij.

I mituri u arrestua në Heraklion dhe pritet të dërgohet në Prokurori.

Ngjarja është denoncuar në polici nga motra e tij 18-vjeçare, e cila ka lajmëruar policinë dhe ka raportuar se vëllai i saj 17-vjeçar gjatë një sherri e ka kapur nga qafa dhe ka tentuar ta mbysë.

Protothema shkruan se i mituri në të kaluarën ka marrë ndihmë psikologjike. Ai është arrestuar dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Heraklionit./Abcnews.al/