Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vëllai i deputetes së PD, u arrestua për drogë/ Balla-opozitës: Ju e paskeni ‘narkosin’ brenda në shtëpi! Ndryshe nga ju, ne …

schedule10:39 - 19 Shkurt, 2026

schedule 10:39 - 19 Shkurt, 2026

Në fjalën e tij në seancë plenare, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi edhe arrestimin e vëllait të deputetes Elda Hoti, një ditë më parë në Itali, për llogari të drejtësisë belge.

“Imagjinoni sikur ngjarja e ndodhur një familjareje të PD ti kishte ndodhur një të PS, do kishit ardhur sot këtu do kishit bllokuar foltoren arrestojeni, grup kriminal. Po c’punë ka motra sec bën vëllai. Se flisni me gjuhën e turpit.Nuk do bëjmë ne asnjë deklaratë, as për narkosin në fjalë që e keni brenda shtëpisë tuaj.” u shpreh Balla.

Kujtojmë se vëllai i deputetes së PD, Elda Hoti, u arrestua një ditë më parë në Itali, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Markelian Hoti u vu në pranga në Romë për llogari të drejtësisë belge. Sipas hetimeve, 27-vjeçari drejtonte një grup kriminal që fuste kokainë në portin e Antverpit në Belgjikë.



Në Shqipëri, vëllai i deputetes ishte denoncuar në polici për të shtëna me armë, ndërsa burri i saj u ndalua pasi ditën e zgjedhjeve të 11 majit kërcënoi me armë një zyrtar shtetëror./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!