Vëllai i Angelina Jolie flet për divorcin e saj me Brad Pitt: U bëra “mbrojtës” ndaj fëmijëve

schedule15:52 - 5 Janar, 2024

schedule 15:52 - 5 Janar, 2024

Vëllai i Angelina Jolie, James Haven, ka zbuluar se ai u bë mbrojtës ndaj fëmijëve të saj pas ndarjes së aktores nga Brad Pitt.

Duke folur në podcastin ’90who10′ për mënyrën sesi ai e mbështeti Jolie-n ndërsa jeta e saj personale “shpalosej në sy të publikut”, James la të kuptohej se pranoi se ndjente nevojën për të ndryshuar jetën e tij për t’i dhënë përparësi familjes së tij.

Këtu filloi gjithçka, filloi me mbrojtjen e saj dhe fëmijëve të saj, mbesave dhe nipërve të mi“, tha ai.

Kam krijuar jetën time në mënyrë që të jem i pranishëm në çdo situatë”, vazhdoi vëllai i aktores, “Unë dua të jem aty për ta ose atë, çfarëdo që ajo po kalon.”

52-vjeçari shpjegoi se ishte e rëndësishme për të që të ishte aty për fëmijët e Jolie gjatë “viteve të tyre intensive të formimit”.

Mendoj se është shumë e natyrshme dhe dua të jem aty gjithmonë. Sa herë që jam i bekuar të jem pranë tyre, dua të jem pranë tyre“, vazhdoi Haven.

Jolie, 48, dhe Pitt, 60 vjeç, kanë Maddox, 22 vjeç, Pax, 20, Zahara, 18, Shiloh, 17, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!