Vëllai i Admir Muratajt: Shokët e hodhën në rrugë

schedule12:46 - 10 Prill, 2019

schedule 12:46 - 10 Prill, 2019

Pasi bashkëshortja e Admir Murataj konfirmoi në morg se personi që ka mbetur i vrarë dje në Rinas ishte burri i saj, ka reaguar për media vëllai i viktimës Cen Murataj.

Kur e keni takuar për herë të fundit vëllain?

Vëllai: Ka shumë vite.

Sa?

Vëllai: Dy vjet.

Ju keni edhe një vëlla tjetër të dënuar për çështje grabitjesh.

Vëllai: Po. Mish për peshk Admir Murataj dhe vëllai tjetër. Janë të përdorur si vegla, besoj që janë vegla. Do ta gjejmë fillin. Organizatori Admir Murataj ngeli i vdekur në vend dhe të tjerët ikën. Organizatori ngeli i vrarë, të tjetër ikën… Do të shikojmë.

Ai kërkohej nga autoritetet e policisë greke për arratisje. Për çfarë ishte i dënuar?

Vëllai: Nuk e dimë se për çfarë ishte i dënuar. Nuk ka qenë i dënuar, ka qenë i hetuar. Dy vjet ka që kam komunikuar për herë të fundit me të dhe ai ishte në kërkim.

Keni ndonjë informacion se kush mund të jetë ai që e ka përdoruar? Pasi po thoni se mund të jetë përdorur…

Vëllai: Do ta gjejmë. Po nuk e gjeti policia, do e gjejmë me mënyrat tona. Policia edhe te puna, edhe te shtëpia ka ushtruar kontrolle.

A i njihni ju shokët e Admir Murataj dhe me kë shoqërohej?

Vëllai: Do i njohim tani. Nuk njoh asnjë, por do i njohim dhe do interesohemi se kush janë. Tani do e shikojmë se kush janë shokët, ata që e kanë lënë në rrugë. Admiri organizator ka mbetur i vrarë. Shokët, ose do t’i gjejë policia, ose do interesohemi dhe do i gjejmë edhe ne. Do na ndihmojë policia, por do e shikojmë. Deri tani është thënë se organizator ka qenë Admir Murataj.

Vëllai jetonte në Kamëz, por ishte në kërkim?

Vëllai: Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë.

Mendoni se e kanë tradhtuar shokët me të cilët ishte?

Vëllai: Diçka duhet të jetë, organizatori nuk vritet.

Keni informacion se si u vra Admir Murataj?

Vëllai: Akoma nuk kemi asnjë informacion. Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet./abcnews.al