Gjin Lipa, vëllai i Dua Lipës feston ditën e sotme 15-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë artistja i ka bërë një dedikim të ëmbël. Ajo ka publikuar disa fotografi ndër vite, krahas së cilave ka shkruar se ndihet me fat që është motra e tij.
“Urime Ditelindjen zemra ime bruvaaaa @gjinlipa 15 !!! Je personi më gazmor, më cool, më i sjellshëm dhe i kujdesshëm dhe jam shumë krenar për ty!! Të dua dhe jam shumë me fat që jam motra jote. “shkroi Lipa.
Sigurisht 15-vjeçari duhet të jetë shumë krenar për arritjet e së motrës gjatë këtyre viteve karrierë. Ajo ka arritur të bëhet një ndër zërat më të rëndësishëm të industrisë muzikore ndërkombëtare falë talentit dhe punës së palodhur. /abcnews.al