Veliu takon Avramopoulos e De Bolle në Hagë: Të vendosur në luftën kundër krimit

schedule09:37 - 4 Tetor, 2019

schedule 09:37 - 4 Tetor, 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë Konventës së Drejtoreve të Policive Europiane në ambientet e Europol-it në Hagë, është takuar me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it znj. Catherine de Bolle dhe me Komisionerin Europian për Çështjet e Sigurisë dhe Emigracionit Z. Dimitris Avramopoulos.

Drejtori i Përgjithshëm ka siguruar z. Avramopoulos dhe znj. De Bolle se Policia e Shtetit është e vendosur në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të emigracionit të paligjshëm, në goditjen e grupeve kriminale dhe në sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët  e vendeve të BE-së e më gjerë, me mbështetjen edhe nga EUROPOL-i.

“Rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit dhe operacionet e zhvilluara me partnerët për shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta, trafikimit të qënieve njërëzore nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe të goditjes së elementëve të rrezikshëm në fushën e terrorizmit, tregojnë më së miri se jemi në rrugën e duhur”, ka theksuar ndër të tjera Drejtor Veliu gjatë takimit me dy zyrtarët e lartë. /aabcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!