“Veliu nuk ka lidhje me krimin”, kryepolici para vettingut: Kam prenotuar apartament 79 mijë euro

schedule12:57 - 6 Shkurt, 2020

schedule 12:57 - 6 Shkurt, 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu,  këtë të enjte ka dalë para komisionit të vetingut ku ka berë deklarimet e pasurisë së tij. Veliu në dorzimet e tij ka deklaruar një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro i cili është në ndërtim e sipër, ndërsa ka shtuar se ka paguar deri më tani 37 mijë euro. Ndërkohë së bashkë me bashkëshorten e tij kryepolici ka deklaruar se jeton në një banesë me qera në Tiranë, ku ka deklaruar edhe një kredi 5 milionë lekë, dhe të ardhura familjare.

Mbi këto të ardhura, ai ka deklaruar 750 mije lekë të depozituara, mes te cilave 5 mijë euro në bankë i ka nga shitja e një automjeti. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar 2 milionë e 400 mije leke te dhuruara nga prindërit dhe 800 mijë lekë, të ardhura nga paga. Mësohet se shuma e dhuruar nga prindërit për bashkëshorten e Veliut rezultojnë të ardhura nga nga një apartament i shitur në Vlorë, 61 m2, në pronësi të sajm ku sipas komisionit dhurimi është vlerësuar i ligjshëm.

Gjithashtu komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të efektivëve të policisë, bën me dije se ka përputhje të deklarimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, me të dhënat e marra nga institucionet.

“Subjekti ka kryer deklarim të saktë në perputhje me ligjin. Nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nu e ka fshehur pasurinë”, u shpreh komisioni. Ndërkohë DSIK, në lidhje me figurën e kryepolicit thekson se Veliu është pajisur me certifikatë sigurie dhe nuk ka procedime penale për të. Nga verifikimet e kryera, nuk rezulton që drejtori i Përgjithshëm i Policisë të ketë qenë i dënuar apo i përfshirë në Sigurimin e Shtetit.

Në vitin 2002 dhe 2003 dhe 2007 Ardi Veliu e ka ushtruar detyrën në Vlorë, ka pasur informacione se ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave dhe ka favorizuar në kalimin e klandestineve. Por në denoncime nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë përfshirjen e tij, raportoi komisioni i Vlerësimit. Ndaj Veliut në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit ka pasur dy denoncime: Nga një person me argumentin se nuk ka mbajtur qëndrim korrekt në detyrë dhe një denoncim nga Sindikata e Punonjësve të Policisë.

Ndërkohë në fjalën e tij Veliu ka sqaruar se vlerëson gjithë raportin, doja të shtoja për transpatencë diçka në lidhje me pastërtinë e figurës, në lidhje me një falsifikim pasaporte, prej prej 15 gusht 2006 nuk kam qenë pjesë e Policisë Vlorë. “Dua të hedh dritë mbi të vërtetën. Pretendimi i sindikatës së punonjësve të policisë, jam munduar të punoj me respekt ndaj ligjit,” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!