Veliaj kërkon korrigjimin e kufijve të bashkive: Ndryshon sërish harta territoriale?

schedule16:06 - 20 Nëntor, 2019

schedule 16:06 - 20 Nëntor, 2019

Socialistët do të korrigjojnë kufijtë e bashkive. Propozimi u bë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj në Komisionin e Ligjeve, ndërsa Bashkim Fino doli garant për sigurimin e 84 votave të nevojshme.

Edhe pse PS foli për korrektime të vogla fshatrash, korrigjimi i hartës territoriale mund t’i hapë rrugë një kërkese të hershme të opozitës jo parlamentare.

5 vjet pas miratimit të reformës territoriale, Partia Socialiste është gati ta korrigjojë atë. Sinjali u dha nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, i cili ju tha deputetëve të Komisionit të Ligjeve se kishte marrë bekimin e kryeministrit që ligji i ri të vijë përmes Ministrisë së Brendshme.

Bashkim Fino, bashkëhartues i kufijve të sotëm territorialë, doli garant për sigurimin e votave të nevojshmee për të miratuar ndryshimet.

Kufijtë aktualë të bashkive u miratuan në 31 korrik 2014, proces në të cilin PD nuk mori pjesë. Më pas opozita akuzoi socialistët se bënë një hartë që i favorizonte në zgjedhje, dhe ka kërkuar korrigjimin e saj.

Ngelet për tu parë, nëse kjo derë e hapur nga Erion Veliaj, do të ngelë vetëm një rregullim teknik i kufijve të fshatrave, apo do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike, duke hyrë më në thellësi të korrigjimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!