Veliaj takon ministren irlandeze për Europën

schedule14:34 - 7 Shkurt, 2019

schedule 14:34 - 7 Shkurt, 2019

Irlanda mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit europian. Ministrja Irlandeze për Europën e theksoi këtë gjatë një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim ministren e Jashtme për Europën të Irlandës, Helen McEntee, me të cilën bisedoi mbi shtimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe qyteteve irlandeze, si dhe për një sërë bashkëpunimesh konkrete në fusha të caktuara dhe me interes për qytetarët e të dyja vendeve.

“Irlanda është një mbështetëse fantastike e ambicies sonë evropiane dhe Irlanda është një provë se çfarë mrekullie mund të bëjë anëtarësimi serioz në Bashkimin Evropian dhe përfshirja në tregun evropian, qoftë për zhvillimin ekonomik të dijes dhe të kulturës. Kemi disa ide edhe për çështje të kulturës, të sportit dhe besoj që shumë shpejt do bëjmë një kalendar të përbashkët të këtyre shkëmbimeve, për të përfituar sa më shumë nga dashamirësia e qytetarëve, por edhe qeverisë irlandeze”. 

“Kjo është pjesë e vizitës sime, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy qyteteve e gjithashtu, edhe mes dy vendeve tona, por ajo çka është më e rëndësishme në përshpejtimin e procesit drejt integrimit evropian. Ne duam të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë sa i përket procesit të zgjedhjeve që zhvillohen këtë vit, por gjithashtu shpresojmë të gjemë ura të reja bashkëpunimi dhe projekte ku mund të punojmë bashkë.” 

Në shenjë të miqësisë mes dy vendeve kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Mc Entee mbollën edhe një pemë në parkun “Europa”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!