Kandidati për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi takim me banorët e Pezës ku foli për projektet e përmbushura deri më tani dhe ato që do të realizohen 4 vitet e ardhshme.
Ndalesa e radhës për kandidatin e PS për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ishte Peza. Duke prezantuar kandidatët për Këshillin Bashkiak si dhe punët e bëra gjatë këtyre 4 viteve, Veliaj u tha banorëve se është mbajtur shumica e premtimeve.
Veliaj nuk la jashtë vemendjes as protestat e opozitës, që sipas tij nuk bëhen në të mirë të qytetarëve, por për pushtet
Në përmbyllje të fjalës së tij, Veliaj u kërkoi banorëve të Pezës që përgjatë dy javëve të fokusohen tek njerëzit dhe jo tek dhuna dhe fjalët boshe, për të çuar deri në fund projektet e reja./ABC News Albania 24/7