Veliaj shpall fitoren për Teatrin: Kushtetuesja na dha neve të drejtë

schedule16:58 - 2 Korrik, 2021

schedule 16:58 - 2 Korrik, 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar me anë një statusi në rrjetin social Twitter, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

Veliaj shprehet se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës ndërsa shton se tashmë duhet ecur përpara për ndërtimin e shtëpisë më të madhe e moderne të Teatrit në Ballkan.

“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh!

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj. m.v/abcnews.al