Veliaj shkarkon 4 administratorë në Tiranë

schedule22:06 - 23 Nëntor, 2017

schedule 22:06 - 23 Nëntor, 2017

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra Administratorët e katër Njësive të Bashkisë së Tiranës, të cilët ishin përfaqësues të LSI-së.
Ata janë administratori i njësisë nr.2 Elez Gjoza, ai i njësisë nr. 8 Erjon Xhafa, i njësisë nr. 11 Gentian Arapi dhe Refik Veliaj, administrator i Bërzhitës.
Vendimi është marrë pas refuzimit të LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Veliaj falenderoi katër administratorët e LSI për kontributin 2 vjeçar në Bashki. Gjithashtu, Veliaj ka vlerësuar edhe dy këshilltarët e opozitës në këshillin bashkiak, Naim Halili i LSI dhe Ferdinand Papadhima i PR, të cilët bashkuan votat me maxhorancën duke bërë të mundur miratimin e projektvendimeve të rendit të ditës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!