Veliaj reagon për kthimin e ligjit për teatrin: Një zhgënjim

schedule16:54 - 27 Korrik, 2018

schedule 16:54 - 27 Korrik, 2018

Pas kthimit në Parlament të ligjit për Teatrin Kombëtar nga Presidenti Ilir Meta ka reaguar  kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj e cilëson vendimin e kreut të shtetit në një koment në faqen e tij në Facebook si një zhgënjim.

Ndërkohë që shkruan: “Jo sepse Presidentët, në të kaluarën, nuk janë bërë palë me partitë politike për të kundërshtuar projekte si ai i Këndit të Lodrave te Liqeni, por sepse mendova se pas 3 vitesh progres në qytetin tonë, me një Shesh të Ri, një Bulevard të Ri, një Pazar të Ri e një Unazë të Re, e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi partitë e mbi familjet politike në vend.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës thote së ligji që do t’i hapë rrugë ndërtimit të një teatri të ri do të rivotohet në Parlament pas 40 ditësh. Ndërkohë që bashkia, sipas tij, do të vijojë bashkëpunimin me komunitetin teatror që të jenë gati që të nisin punën për Teatrin e Ri sapo ligji të kalojë në Parlament./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!