Veliaj prezanton shtëpinë e re të arteve: Pas protestës, është koha për punë

schedule22:00 - 17 Korrik, 2019

schedule 22:00 - 17 Korrik, 2019

Studentët dhe pedagogët e akademisë së arteve, do të kenë një kampus të ri, i cili do të krijojë për ta hapësira moderne pune. Erion Veliaj, së bashku me ministra të qeverisë, tha se ajo që lindi nga protesta studentore, tashmë po përkthehet në punë konkrete.

Kjo do të jetë shtëpia e re e studentëve dhe pedagogëve të Akademisë së Arteve.

Godina aktuale që daton nga viti 1936, do të rikonstruktohet dhe do të përqafohet nga një godinë e re.

Projekti është realizuar nga një grup pedagogësh dhe studentësh italianë të arkitekturës, së bashku me studentë shqiptarë e pedagogë të arkitekturës.

Ky projekt e ka zanafillën nga stina e protestës studentore, fund vitit të shkuar.

Ministrja e Arsimit thotë se qeveria i ka sytë nga studentët.

Rektori i Akademisë së Arteve falënderoi qeverinë për plotësimin e këtyre kërkesave themelore të këtij universiteti./ABC News Albania 24/7