Veliaj për panairin e Brukselit: Mundësi për t’u promovuar

schedule12:07 - 22 Nëntor, 2017

schedule 12:07 - 22 Nëntor, 2017

Nga data 24 Nëntor deri në 31 Dhjetor, Tirana do të bëhet pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i njohur si “Ëinter Ëonder”, i cili zhvillohet çdo vit në Bruksel. Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë bashkëatdhetarët që të vizitojnë stendën me produktet shqiptare.

Ky është delegacioni që do të pëfaqësojë kryeqytetin dhe tradita e vendit në panairin më të njohur të Evropës në Bruksel.

“Jam shumë i lumtur që i urojmë rrugë të mbarë një superdelegacioni nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana, për Panairin e Vitit të Ri në Bruksel. Ne do të kemi stendën kryesore të Panairit të Brukselit, të mbushur me produkte shqiptare, muzikë shqiptare, kostume shqiptare, do të flasim shqip, do të kemi vallëzime dhe shumë aktivitete, pothuajse në të gjitha 40-të netët e Brukselit. Panairi do të jetë i hapur duke filluar nga data 24 Nëntor e deri për Vitin e Ri dhe besoj se s’ka për të pasur Krishtlindje dhe një Vit të Ri më të mirë, se sa duke vizituar stendën tonë për ushqimet, kulturën, muzikën dhe shoqërinë shqiptare”

Kjo ftesë i drejtohet në mënyrë të vecantë shqiptarëve kudo që janë.

“Ftojmë dhe i mirëpresim të gjithë shqiptarët që jetojnë në Bruksel, në Hollandë, në Gjermani, në të gjithë Europën Veriore, kush ka dëshirë edhe nga Shqipëria, apo vende të tjera, të na bashkohen. Kështu që, për të gjithë shqiptarët që përgatisin festat në Europën Veriore, pikëtakimi është sheshi kryesor në Bruksel, në datën 24 nëntor deri në datën 31 dhjetor, ku do t’ju mirëpresim me të gjithë të mirat që ka kjo tokë dhe ky vend”

Në materilin filmik të shpërndarë nga bashkië Tiranës, kryebashkiaku shprehu bindjen se ky panair do të jetë një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes bizneseve vendase dhe atyre të huaja.

“Mezi pres që të lidhim marrëdhënie të reja, partneritete, të lidhim shoqëri dhe miqësi apo të lidhim biznes me shumë prej atyre që do takojmë atje, qofshin këta shqiptarë a të huaj, dhe ju uroj që të vini të gjithë faqebardhë dhe të keni një 40-të ditësh fantastik”, deklaroi Veliaj.

Panairi i Brukselit është një nga më të mëdhenjtë në Europë, që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota.

Shqipëria do të përfaqësohet me një seri aktivitetesh si Konferenca Ndërkombëtare “Tiranë – Bruksel, rrugëtimi historik i shqiptarëve”; takimeve dypalëshe midis përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atyre europianë; vendosje të marrëdhënieve bashkëpunuese midis operatorëve turistikë shqiptarë dhe europianë, si dhe një seri eventesh dhe programesh artistike-kulturore./abcnews.al

https://youtu.be/h0mRhX5zdd8