Veliaj për fushën e Laprakës: Do t’u mbetet fëmijëve dhe banorëve

schedule19:07 - 10 Tetor, 2018

schedule 19:07 - 10 Tetor, 2018

Fusha e sportit në Laprakë do t’u mbetet fëmijëve dhe banorëve të Njësisë 11. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë për gjithë banorët e Laprakës se fusha e futbollit nuk do të preket dhe se ajo do të mbetet një hapësirë sportive. Ai ka bërë të ditur se Bashkia e Tiranës dhe Qeveria do të shpronësojnë pronarin që ka marrë pronësinë mbi këtë sipërfaqe, në mënyrë që ajo të mbetet edhe në vazhdim një fushë sportive.

Ai gjithashtu ka theksuar se ashtu si edhe në rastin e shkollës “Kosova”, e cila u prish dhe u dogj disa herë për t’u kthyer në një truall për pallat, edhe fusha e sportit në Laprakë ishte destinuar nga administrata e shkuar e bashkisë që të kthehej në një truall ndërtimi.

“Njësoj si shkolla “Kosova”, Bashkia e Tiranës dhe Qeveria do të shpronësojnë fushën në Laprakë, e cila fiks si shkolla, me ish-Qeverinë, ish-Bashkinë e ish-Gjykatat u kthye truall për pallat! Toka do shpronësohet për publikun e falë vetingut, trupa që dha këtë vendim u përzu nga drejtësia”, shkruan Veliaj në Twitter. /abcnews.al