Veliaj: Opozita në Shqipëri si talebanët në Afganistan

schedule22:00 - 17 Qershor, 2019

schedule 22:00 - 17 Qershor, 2019

Kandidati socialist për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj e ka krahasuar opozitën në Shqipëri me talebanët në Afganistan. Trembin njerëzit dhe kundërshtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi Veliaj në takimin elektoral me banorët e njësisë 3.

Talebanët nuk janë vetëm në Afganistan, ata i gjen edhe në Shqipëri, mjafton të hedhësh sytë nga opozita jashtë parlamentit.

Një këndvështrim të tillë solli kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj në takimin elektoral me banorët e njësisë 3.

“Në disa bashki, që janë nën kontrollin e këtyre x partive, ka kërcënime ndaj procesit  zgjedhor dhe grupe të dhunshme që përpiqen të bllokojnë fushatën dhe të trembin votuesit. Në fakt, kjo që lexova më lart është një shkrim për Afganistanin dhe i referohet partive të talebanëve. Ua lexova për ilustrim, se po mos të vija emrin taleban dhe Afganistan, si dhe ju, edhe unë do mendoja se këtu bëhet fjalë për Shqipërinë dhe partitë e opozitës këtu”.

Duke vazhduar arsyetimin e tij Kandidati për një mandate të dytë në bashkinë e Tiranës tha se ashtu si forcat talebane në Afganistan edhe opozita në Shqipëri kundërshton Shtetet e Bashkuara.

“I vetmi rast sot në botë ku ka forca, lëvizje, angazhime politike, që kërcënojnë me dhunë zgjedhjet, që anulojnë votimet, që intimidojnë të zgjedhurit, që duan të ndalojnë fushatën, që pengojnë tubimet, ndodh vetëm tek talebanët, rasti i dytë është opozita jonë. Nuk ka sot një vend tjetër në botë ku opozita nuk do zgjedhjet”.

Zgjidhjen e vetme shqiptarët duhet ta shohin te Partia Socialiste është këshilla e kandidatit Erion Veliaj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!