Italia është ndalesa e dytë e kryeministrit Edi Rama me diasporën pasi asaj të Greqisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar foto nga udhëtimi i tij drejt Milanos, teksa ka takuar edhe shumë shqiptarë.
“Rrugës për Milano ku të gjithë shqiptarët e Italisë së Veriut po përgatiten të presin KM Edi Rama, siç i ka hije vendit që është në çdo kopertinë e lajm për turizmin e transformimin urban.
Rrugës takova një shoqe të vogël që do bëhet piktore e madhe, dhe ca shoqe të medha që në të voglën e tyre në agroturizëm, mësimdhënie e balet i shtojnë çdo ditë reputacionin vendit”, shkruan Veliaj./abcnews.al
View this post on Instagram