Veliaj nga SHBA: Teatri do bëhet, Tiranën s’e mbajnë dot peng histerikët e dështakët

schedule11:30 - 25 Korrik, 2019

schedule 11:30 - 25 Korrik, 2019

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj reagoi për protestat e qytetarëve për shkatërrimin e Teatrit. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Veliaj tha se Teatri i Ri do të ndërtohet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj nga Shtetet eBashkuara të Amerikës foli për protestat lidhur me planin për shkatërrimin e Teatrit. I vendosur, Veliaj tha se projetki i Teatrit të Ri do të zhvillohet. Sipas tij, pakica që kundërshton ndërtimin e Teatrit të Ri, është e lidhur me politikën, ndaj dhe kjo nuk do e ndalë për të vazhduar me punën e tij.

 “Kemi kaluar disa sfida në mandatin tonë të parë: mbaj mend këndet e lodrave, protestat kundër tyre. Edhe këtu në Amerikë shumë prej projekteve që sjellin ndryshim përshkohen nga një sens histerie, protestash apo pakënaqësie. Megjithatë, kur ndryshimi vjen, përqafohet nga të gjithë. Në Tiranë ndryshimi do të vijë edhe për çështje shumë të debatueshme”.

Veliaj tha se qyteti nuk mund të mbahet peng prej disa minorancave që sipas tij asnjëherë nuk do të jenë dakord. Më tej, ai nënvizoi se shtimi i hapësirave të gjelbra dhe politikat që sjellin një mjedis të pastër, do të jenë në qendër të vëmendjes së Bashkisë Tiranë. /ABC news Albania 24/7

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!