Veliaj, “seancë” në qeli/ Mbyllet dosja hetimore, avokatët, kohë deri në 24 shtator. Xoxa e pandehur me tre akuza

schedule10:08 - 23 Korrik, 2025

schedule 10:08 - 23 Korrik, 2025

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është njohur zyrtarisht me akuzat e prokurorisë së posaçme në qelitë e paraburgimit në Durrës.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën të martën në burgun e Durrësit për t’i komunikuar Veliajt akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave, fshehjes ose mos deklarimit të pasurisë si dhe futjes së sendeve të jashtëligjshme në qeli.

Më herët u njoh me të njëjtat vepra penale edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Zyrtarisht asaj iu komunikuan akuzat për Pastrimit të Parave korrupsionit pasiv dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie. Në prokurorinë e posaçme u paraqit edhe biznesmeni Mirton L    ika. rezulton se Lika i ka dhenë një zyrë Ajola Xoxës me kontratë hua përdorje, por spak dyshon se kjo është bërë qëllimisht për të mos deklaruar shumën e parave për dhënie me qera.

Bëhet fjale për një zyrë në godinën “Sky Toëer” në zonën e ish-Bllokut, ku Xoxa zoteronte disa zyra për aktivitetet e saj private. Bashkë me komunikimin e akuzave të pandehurve iu është komunikuar edhe zgjatja e afatit të dorëzimit të dosjes në gjykatë deri më 24 shtator. Brenda kësaj kohe avokatët kanë të drejtë të bëjnë prapësime apo japin deklarime mbi akuzat, para se SPAK të vendosë nëse do i drejtohet gjykatës së posaçme për nisjen e procesit gjyqësor.

Këtë të mërkurë në SPAK u njoh me akuzat edhe biznesmeni Gentian Sula që akuzohet për korrupsion. Përvec tij të dyshuar janë edhe 4 biznesmenë të tjerë që rezultojnë të përfshirë në dosjen Veliaj. Veliaj mbahet i arrestuar prej shkurtit të këtij viti, ndërsa kaq dyshime se në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka ngritur një skemë të mirifilltë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të, për përfitmin e shumave monetare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!