Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e Erion Veliajt për shpalljen antikushtetuese të masës “arrest në burg”.
Veliaj kërkon lirimin nga qelia, ndërsa SPAK këmbëngul se masa është e ligjshme.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025. Ndaj kryebashkiakut janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Për rastet e dyshuara të korrupsionit, Prokuroria e Posaçme thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga disa kompani të cilat kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë./abcnews.al


