Veliaj-Metës: Mbreti është lakuriq, teatri i ri do bëhet, zaptuesit do shkojnë në burg!

schedule14:52 - 9 Maj, 2020

schedule 14:52 - 9 Maj, 2020

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar edhe nga ku po inspektonte punimet në investimin e ujsjellësit të Bovillës , për Teatrin Kombëtar.

Sipas Veliajt, Presidenti dhe banda e SHQUP-it nuk duan të bëhet Teatri Kombëtar dhe nuk e durojnë dot faktin që në Tiranë të punohet.

Veliaj gjithashtu u shpreh i vendosur për ndërtimin e teatrit të ri, dhe gjithashtu pati edhe një thirrje për presidentin, për largimin e arkivës dhe materialeve që ndodhen në këtë teatër, sepse në të kundërt përgjegjësit do të shkojnë në burg.

Lexo edhe: Protesta e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, Meta: Dhuna e papranueshme

“Tirana ka amfiteatër të ri dhe do të ketë edhe teatër të ri. Nuk e besoj që janë artistët që duan të qëndrojnë në një godinë prej tallashi. Kështuqë thirrja ime është të lejohemi të punojmë, ne mund të flasim gjatë verës dhe gjatë vjeshtës se si do jetë teatri i ri por ajo që është më themelore sot është që të gjitha mjetet me vlerë të cilat kanë 3 vjet prej këtij bllokimi që janë aty dhe i ha miu dhe mola, minimalisht i duhen dorëzuar drejtuesve të teatrit për ti magazinuar, le të rrinë te kasollja prej kashte, le të rrijnë te kolibja prej shkrepseje të fashizmit dhe le të merret me ndërtesën.

Kostumet e Ndrek Lucës nuk kanë pse i mbajnë peng aty, bobinat  me zërin e kadri Roshit nuk kanë pse i lënë aty ti hajë mola dhe miu i Tiranës, të ushqehet me rrobat dhe zërin e artistëve.

Kush do trashëgiminë, si minimum të largojë këtë inventar dhe pastaj kur të jemi gati për projektin, të flasim për ndërtesën. Por obsesioni për tallashin dhe për kashtën që ka eklipsuar për 3 vjet dhe ne nuk e dimë ata mund ti kenë vjedhur, mund ti kenë shitur, mund ti kenë bastisur, mund ti kenë vandalizuar, sic vandalizonin tek çdo projekt që kanë kundërshtuar ose në rastin më të mirë i kanë lënë pa prekur  duke ia lënë molës dhe miut.

Nëse Presidenti i Republikës apo kushdo tjetër është realisht i interesuar të mos i lërë kostumet, zërin, bobinat, rekuizitat, arkivën, të gjitha sendet me vlerë ti hajë miu dhe mola dhe minimalisht teatrit institucion.

Teatri nuk është ndërtesa ashtu si dhe Bashkia nuk është ndërtesa por është institucioni. Kështu që arkiva mjetet me vlerë nuk kanë arsye pse të rrinë peng i SHQUP-it. Këtë kulturën e zaptimit SHQUPI mund ta ketë sport.

Nëse realisht presidentit i qaka zemra atëherë arkivën me vlerë tja kalojë institucionit. Mbreti është lakuriq dhe mundohen me lloj lloj justifikimesh të mbulohen.

Teatri i ri do bëhet! Nëse këto materiale ja lëmë ti hajë mola dhe miu këta njerëz do shkojnë në burg sepse kanë uzurpuar një hapsirë publike, nuk dallojnë fare nga cdo zaptues i një terreni, teatri është i popullit shqiptar dhe jo i 3 apo 4 militantëve anëtarë të këshillit kombëtar të një Partie që s’ka për të fituar kurrë sa të jetë plaku mere që e mban zvarrë apo gjumashi që s’zgjohet kurrë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!