Veliaj me të rinjtë e Olimpiadës

schedule14:26 - 17 Korrik, 2019

schedule 14:26 - 17 Korrik, 2019

Piramida sipas kryebashkiakut të Tiranës do të jetë “çerdhja” që do të fuqizojë të rinjtë të cilët duan të ecin përpara në fushën e teknologjisë së informacionit. Erion Veliaj premtoi angazhimin e bashkisë në këtë fushë gjatë një takimi me një grup të rinjsh që u renditën mes fituesve në Olimpiadën e Robotikës në Meksikë.

Një grup të rinjsh shqiptarë, të moshës 14-18 vjeç, u vlerësuan me çmimin e dytë në Olimpiadën e Robotikës në Meksikë.

Ata u pritën në një takim nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili shprehu mbështetjen që bashkia do t’u japë të rinjve që duan të çojnë përpara idetë e tyre në fushën e teknologjisë.

“Mezi pres që së bashku të punojmë si partnerë në Piramidën e Tiranës dhe në gjithë hapësirat fantastike që duam të krijojmë për mijëra djem e vajza, ku të kenë mundësi të marrin kurse, të kenë një mentor që mund t’i aftësojë për dijet teknologjike dhe mbi të gjitha, për të pasur edhe vizitorë specialë si roboti Peper, i cili jo vetëm të vizitojë Tiranën, por të kemi mundësi të prodhojmë prototipe të Peperit edhe në Tiranë, në mënyrë që të sigurohemi se qyteti ynë të jetë qyteti më i përparuar në Ballkan për teknologjinë e informacionit”, tha Veliaj.

Në garën Olimpike 2018 që u zhvillua në Meksikë, skuadra shqiptare u rendit mes fituesve për për dokumentimin inxhinierik./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!