Veliaj mban premtimin, financon rikonstruksionin e shkollës “Dituria” në Preshevë

schedule10:08 - 16 Shtator, 2023

schedule 10:08 - 16 Shtator, 2023

Ashtu sikurse u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ndihmojë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, u miratua projekt-vendimi për financimin e rikonstruksionit të shkollës “Dituria” në komunën e Preshevës.

Përmes këtij investimi, edhe fëmijët e Preshevës do të kenë mundësi që të studiojnë në kushte komode dhe të denja për ta.

Ky investim ishte një premtim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë vizitës që kreu në Preshevë, ku mori dhe titullin “Qytetar Nderi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!