Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj kryen ekzaminimet/ Nën masa të rrepta sigurie shoqërohet në një klinikë në Durrës

schedule15:18 - 17 Korrik, 2025

schedule 15:18 - 17 Korrik, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambjentet e qelisë së paraburgimit të Durrësit për të kryer disa ekzaminime për shëndetin.

Mësohet se Veliaj është dërguar në një klinikë private, i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, ku ka kryer analizat e nevojshme. Më pas është dërguar sërish në qeli.

Prej datës 10 shkurt kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet i arrestuar me dyshimin se është i përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Nga hetimet ka rezultuar se Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka ngritur një skemë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të, për përfitmin e shumave monetare. Për të njëjtën dosje po hetohet edhe bashkeshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, por hetimet po ndiqen në gjendje të lirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!