Veliaj kërkon lirinë/ Avokatët e kryebashkiakut shtojnë agrumenta në ankimin për masën e sigurisë

schedule11:13 - 26 Shkurt, 2025

schedule 11:13 - 26 Shkurt, 2025

Avokatet e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë shtuar disa argumenta sa i takon ankimimit të masës “Arrest në burg”.

Sipas palës mbrojtëse, vendimit të datës 9 shkurt, ku u caktua në mungesë masa e “Arrestit në burg” për Veliaj i kanë shtuar edhe provat dhe pretendime të tjera që kanë dalë edhe gjatë seancës së dates 12 shkurt, kur kryebashkiaku doli përballë gjykatës.

Argumentat e reja janë dorëzuar të martën me postë dhe ky ankim do të shqyrtohet në një seancë të vetme nga gjyqtari i Apelit te Posaçëm, Engert Pëllumbi.

Veliaj mbahet në qeli me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO për korrupsion pasiv në  9 episode dhe për pastrim parash, kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!