Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj kërkon kopjen e dosjes/ Kërkesë GJKKO-së: Deri tani s’më është dhënë materiali

schedule20:00 - 15 Nëntor, 2025

schedule 20:00 - 15 Nëntor, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kërkon Gjykatës së Posaçme njohjen me aktet e dosjes në ngarkim të tij.

Prej 9 muajsh në burg, Veliaj thotë se nuk është lejuar të lexojë asnjë faqe nga materialet ne ngarkim te tij dhe se USB-ja që i është dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në burg ku nuk lejohet kompjuteri.

Sipas Veliajt aktet e depozituara në gjykatë nuk përputhen me ato të depozituara në USB nga SPAK.

Për këtë arsye, Ai kërkon një kopje fizike të dosjes dhe thekson se  mosvënia në dispozicion e dosjes cenon të drejtën për mbrojtje efektive dhe përbën shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në kërkesë, theksohet se vazhdimi i procedurës pa garantuar këtë të drejtë elementare e bën të pavlefshëm çdo hap dhe e shndërron procesin në një formalitet që cenon drejtësinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!