Veliaj i jep pakot e librave falas 4 vajzave në Ndroq

schedule15:52 - 12 Shtator, 2018

schedule 15:52 - 12 Shtator, 2018

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shpërndau librat falas për katër vajzat e familjes Hoxha në Ndroq. Veliaj vlerësoi nismën e qeverisë për librat falas duke e vlerësuar si ndihmë të vlerësueshme për familjet e nxënësve.

Fëmijët e familjes Hoxha në Ndroq patën një mysafir të pazakontë pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Qëllimi i vizitës së kryebashkiakut Erion Veliaj në familjen me katër vajza nxënëse ishte dhurimi i librave shkollorë falas, çantave e mjeteve dhe disa pakove ushqimore e veshmbathjeje të përgatitura nga stafi i bashkisë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Ne jemi lumturuar shumë nga fakti që Kryeministri dhe ministrja e Arsimit vendosën që për herë të parë të fillojnë një risi në Shqipëri që ti japin librat falas. E kuptoj tani që shoh se ti ke katër fëmijë. Se në fillim thosha se librat falas ndryshojnë diçka, por kur mendon sa kushtojnë një pako librash kur ke katër fëmijë çdo gje që mund të jetë një ndihmë është shumë e vlerësuar.”

Të martën në një takim me drejtorët e shkollave të kryeqytetit do të studiojnë në shkolla me infrastrukturë shumë herë më të mirë, ndërkohë që vijon puna për ndërtimin e 17 shkollave të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!