Kryetari i Bashkisë së Tiranës vlerësoi me “Medaljen e Mirënjohjes” violinistin Tedi Papavrami. Veliaj e cilësoi Papavramin model frymëzimi për artistët e rinj. “Unë e di që ti i përket gjithë Shqipërisë, gjithë Evropës dhe gjithë botës sot, me aq i madh sa je bërë, por gjithmonë ne të Tiranës na pëlqen të të quajmë më tonin, se sa të tjerët, dhe besoj se mund të mburremi sadopak, që një djalë i qytetit tonë na ka bërë kaq krenarë” i tha kryebashkiaku i Tiranes violinistit Papavrami. Violinisti shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami dhe pianisti François Frederic-Guy sollën për publikun e kryeqytetit në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodokse tingujt e sonatave të Ludwig Van Beethoven. /ABC news Albania 24/7
Veliaj i dorëzon “Medaljen e Mirënjohjes” violinistit Tedi Papavrami
schedule19:15 - 16 Maj, 2019
schedule 19:15 - 16 Maj, 2019