Veliaj i dorëzon “Çelësin e Qytetit” Vincenzo Paglia

schedule14:30 - 19 Mars, 2019

schedule 14:30 - 19 Mars, 2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Akademisë Papnore të Vatikanit Monsinjor Vincenzo Palia. Veliaj vlerësoi kontributin e tij kur si përfaqësuesi i Sant’Exhidios, synonte të bashkonte forcat politike në Shqipëri gjatë viteve 1997-1998.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” Shkëlqesisë së Tij, Mons. Vincenzo Paglia, President i Akademisë Papnore të Vatikanit dhe një ndër themeluesit e këshilltar shpirtëror i Komunitetit të Sant’Egidio, me veprimtari humanitare anembanë botës.

Kryetari i bashkisë i shprehu mirënjohjen për rolin dhe kontributin e Mons. Paglia në shërbim të njerëzve në nevojë.

 “Edhe sot mbas 30 vitesh kontribut, si themelues i Sant’Egidio-s, ai është i pranishëm këtu, po merret me kurën paliative duke ndihmuar të gjithë ata qytetarë në nevojë, që në qytetin e Tiranës trajtohen nga komuniteti në ditët më të vështira të sëmundjes apo të rehabilitimit të tyre. Por, edhe në vitet e errëta të 1997 dhe 1998, kur si përfaqësuesi i Sant’Egidio-s, synonte të bashkonte forcat tona politike për të kuptuar që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë”.

Shkëlqesia e tij Mons. Vincenzo Paglia shprehu konsideratën për Tiranën si një qytetet  që është rritur me maturi dhe sot mund te përballet me sfidat e Mesdheut dhe Evropës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!