Dosja më e bujshme e Ols Dados në këto muaj si prokuror i SPAK, ishte pikërisht hetimi dhe kërkesa për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj e akuzoi Dadon se ishte në konflikt interesi.
Analisti Arben Meçe në emisionin “360 Gradë”, në ABC News u shpreh se nëse vërtetohet dijenia e konfliktit është në shkelje të ligjit.
“Nëse një gjyqtar, prokuror ka konflikt interesi me një çështje është i detyruar të largohet nga çështja, Avancimi i çështjes në dijeni të shkeljes së ligjit përbën vepër penale për të. Nëse vërtetohet ky person duhet të largohet edhe nga SPAK. Legjislacioni klasifikon në konflikt interesi. Mund të ketë informacion që Ols Dado të ketë shkuar personalisht te Veliaj në Bashki”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/