Madrid/ Ish-zyrtari i lartë ukrainas qëllohet për vdekje jashtë ambienteve të një shkolle

schedule15:45 - 21 Maj, 2025

schedule 15:45 - 21 Maj, 2025

Një ish-zyrtar i lartë ukrainas është qëlluar për vdekje jashtë një shkolle amerikane në kryeqytetin spanjoll Madrid. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendase.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, Andriy Portnov, 51 vjeç, sapo i kishte çuar fëmijët e tij në shkollën në zonën Pozuelo de Alarcón të qytetit.

Dyshohet se autori ende i paidentifikuar qëlloi disa herë drejt viktimës. Më pas ai është larguar drejt një zonë në një park publik aty pranë, kanë thënë dëshmitarët.

Portnov më herët ka qenë deputet dhe zëvendëskryetar në administratën e Viktor Janukoviçit, presidentit pro-rus të rrëzuar në vitin 2014 pas muajsh protestash.

Ai u largua nga Ukraina pas revolucionit vetëm për t’u rikthyer në vitin 2019 pasi Volodymyr Zelensky u zgjodh president.

Më pas ai u largua përsëri nga Ukraina dhe në vitin 2021 u sanksionua nga Thesari i SHBA-së, i cili tha se ai ishte “i njohur gjerësisht si një ndërmjetës i gjykatave” i cili kishte ndërmarrë hapa për të kontrolluar gjyqësorin dhe për të minuar përpjekjet për reforma.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!