Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për ABC për nxjerrjen e FRD-së nga zyrat e saj.
Gjatë intervistës me gazetaren Juli Xhokaxhi, Veliaj tha se pronat e Bashkisë janë liruar nga kushdo dhe se policia po bën detyrën e saj.
“Përplasja me Presidentin do të hyjë në histori si degradim i institucioneve”, tha Veliaj.
Lexo edhe: Sherr dhe grushte në zyrat e FRD-së, Meta-policëve: Do përfundoni nën këmbët e shqiptarëve
Incidenti ndodhi ditën e sotme në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave.
Presidenti Ilir Meta, i cili shkoi në ambientet e kësaj force politike pati përplasje me Policinë Bashkiake. Meta kërkoi largimin e policisë pasi e konsideroi shkelje të ligjit nxjerrjen jashtë të kësaj partie.
/abcnews.al/