Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar skuadrat e shërbimit zjarrfikës, të emergjencave dhe të policisë për reagimin e menjëhershëm për të shpëtuar jetët e banorëve të pallatit qe u perfshi nga zjarri në rrugën “Sali Butka”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj tha se ka kërkuar të nisë menjëherë hetimi mbi burimin e zjarrit. Ai siguroi familjet e dëmtuara se do të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës.
“Mirënjohje skuadrave zjarrfikëse, emergjencave dhe policisë për reagimin e shpejtë për të shpëtuar njerëzit, jeta është më e rëndësishme se gjithçka – dhe shuar zjarrin në Nj. 7, Tiranë! I kam kërkuar ekipit të nisë menjëherë hetimin mbi burimin e zjarrit! Momentalisht po bëhet këqyrja e çdo hapësire e pajisjeve në godinë! Si gjithnjë, Bashkia e Tiranës do të ndihmojë me grant çdo familje që ka dëmtime në orendi dhe elektroshtëpiake! Operacioni vijon.”, shkruan Veliaj.
Veliaj falenderon ekipet që luftuan me zjarrin: Kam kërkuar të nisë menjëherë hetimi; Bashkia do të ndihmojë familjet që kane dëmtime./abcnews.al
? Mirenjohje skuadrave zjarrfikese, emergjencave & policise per reagimin e shpejte per te shpetuar njerezit – jeta eshte me e rendesishme se gjithçka – dhe shuar zjarrin ne Nj. 7, Tirane! ?
I kam kerkuar ekipit te nise menjehere hetimin mbi burimin e zjarrit! Momentalisht po… pic.twitter.com/Va8oO1wWV7
— Erion Veliaj #ECS2023 ???? (@erionveliaj) September 14, 2023