Veliaj e ambasadori japonez në edicionin e dytë të festivalit të Resë

schedule13:40 - 25 Maj, 2018

schedule 13:40 - 25 Maj, 2018

Në Tiranë për të dytin vit radhazi po mbahet Festivali i Resë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi një shfaqje bashkë me Ambasadorin Japonez pas së cilës bëri të ditur se të tjera instalacione artistike do t’i shtojnë hijeshinë kryeqytetit.

Instalacione të ngjashme me “Renë” do të vendosen edhe në zona të tjera të Tiranës. Artistë dhe arkitektë të njohur në botë tregoi kryetari i bashise Erion Veliaj kanë shprehur gatishmërinë për të lënë një gjurmë të tyre edhe në kryeqytetin shqiptar.

“Ata që jetojnë në Tiranë e ndiejnë se nuk janë vetëm kalimtarë ose rezidentë të përkohshëm, por duan të lënë një gjurmë fizike ose kreative për qytetin. Po diskutojmë si mund ta zgjasim qëndrimin e Resë në Tiranë, por edhe për të sjellë një instalacion të arkitektit Bjarke Ingels nga galeria Serpentine. E po ashtu, jemi në negociata me Stefano Boerin për të sjellë “Radurën”, një tjetër instalacion që do t’i jepte hijeshi qytetit”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi bashkë me Ambasadorin e Japonisë në vendin tonë Makoto një shfaqje kërcimi japonez, Butoh.

Kjo shfaqje vjen në kuader të edicionit të dytë të festivalit të “Resë” ku marrin pjesë 120 artistë nga 15 shtete të ndryshme të botës, të cilët kanë sjellë në Tiranë kultura të popujve të ndryshëm përmes muzikës, valles, letërsisë e arteve moderne. /abcnews.al